Dy bursa të plota për TEDxPrishtinaWomen

Të premten më 29 Maj, 2015 është mbajtur konferenca TEDxPrishtinaWomen, ku në mesin e partnerëve zyrtar ishte dhe Kolegji Europian i Kosovës. Duke e ditur që bashkëpunimi me komunitetin është një nga aktivitetet kryesore të Kolegjit Europian të Kosovës, kësaj radhe nga Bordi Drejtues i ECK është vendosur të bëhet promovimi i edukimit dhe zhvillimit profesional të gjinisë femërore. Gjatë këtij eventi është shpallur konkursi për dy bursa të plota të shkollimit në nivelin bachelor të cilat do të ndahen për dy pjesëmarrëse të këtij eventi që shprehin interesim për zhvillimin e tyre akademik dhe avancimin në karrierë.

Kandidatet e interesuara ftohen të aplikojnë për studime në vitin akademik 2015/16 duke plotësuar aplikacionin online (Kliko këtu). Vlerësimi i aplikacioneve do të bëhet nga stafi i përbashkët i Kolegjit Europian të Kosovës, TEDxPrishtinaWomen si dhe dy antarë të jashtëm profesional. Afati i fundit për aplikim është 29 Qershor.

Pjesëmarrësit e këtij eventi patën rastin të ndjekin fjalime nga personalitete të ndryshme që ndanë mendimet, idetë dhe përvojat e tyre inspiruese me audiencën. Disa nga personalitetet të cilat prezentuan para audiencës prej 250 personave ishin: Presidentja e Republikës së Kosovës znj.Atifete Jahjaga, zv.Presidentja e Parlamentit Europian znj.Ulrike Lunachek, gazetarja znj.Jeta Abazi-Gashi, aktorja e teatrit dhe filantropistja znj.Elia Zaharia, profesoresha znj.Vjollca Konjufca nga Universiteti i Southern Illinois e shumë të tjerë.