Mysafirët folës 2015/16

Se Kolegji Europian i Kosovës është një nga institucionet më inovative dhe interesante në Kosovë provon dhe shembulli më poshtë. “ Të mesosh nga Liderët “ program i veqantë i themeluar nga Kolegji Europian i Kosovës i cili për fokus kryesor ka ligjeratat e hapura me personalitete të rëndësishme nga fusha akademike, shkencore dhe profesionale të cilët përmes prezentimeve të tyre synojnë të përgadisin studentët me njohuri teorike dhe praktike për tregun e punës dhe sfidat e së ardhmës. Për dy semestra, në Kolegjin Europian të Kosovës ishin të ftuar plot 16 mysafir folës të cilët padyshim para studentëve dhe stafit të Kolegjin Europian të Kosovës treguan rreth sfidave të së ardhmes, storie suksesi si dhe prezentime nga tema te caktuara ekonomike dhe ligjore. Kjo iniciativë e Kolegjit Europian synon të modernizoj mënyrën e të studiuarit dhe të ofroj një qasje më ndryshe nga se jemi mësuar.

Në vazhdim ju prezantojmë shkurtimisht mysafirët folës që kemi pas deri më tani:

Znj. Rondinella Hoxha-Gashi, Drejtoresha Menaxhuese e Fakultetit Ekonomik, Universitetit të Ljublanës e cila para studentëve të Kolegjit Europian prezantoj temën “Rëndësia e bashkëpunimit dhe mundësitë e studimit në Universitetin e Ljublanës”

Znj. Katharina Ertle, përfaqësuese e DAAD në Prishtinë ka prezantuar Sistemin e Arsimit në Gjermani si dhe mundësitë për të fituar bursë për studime në nivelin Bachelor, Master dhe Doktoraturë.
Z. Filippo Maria Capitanio, nga Italia, përmes ligjëratës online ka prezantuar më shumë rreth “START UP“ dhe dy kompanive të tij që i themeloj nga zero. Kompania LUX MADE IN është platformë digjitale përmes së cilës shiten bizhuteri të punuara me dorë nga dizajnerët më të njohur Italian, ndërsa FOOD MADE IN bën të mundur që ushqimet tradicionale italiane të dërgohen jashtë vendit.

Z. Azem Bujupi, Drejtor i RTK Radios ka prezantuar para studentëve dhe stafit tëKolegjit Europian të Kosovës ligjëratën me temën ”Menaxhimi i Medieve dhe Roli i saj në Kosovë”. Vlen të theksohet se z. Bujupi ka një eksperiencë të gjatë në fushën e gazetarisë dhe se padyshim kjo ligjëratë kishte një rëndësi të veçantë.

Prof. dr. Ibrahim Jusufranić, Rektor i Universitetit Internacional të Travnikut, para studentëve dhe stafit të Kolegjit Europian të Kosovës përmes ligjëratës online prezantoj temën “Ekonomia e Ndërmarrjeve – Ndërmarrjet moderne - Mbijetesa e një kompanie në globalizimin modern”.

Znj. Valdete Daka, Gjyqtare në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe Kryetare e Këshillit Qendror Zgjedhor ka prezantuar temën “Organizimi dhe Menaxhimi i Zgjedhjeve në Kosovë – Roli i KQZ-së“. Znj. Daka njihet për eksperiencën dhe profesionalizmin që ka treguar gjatë gjithë këtyre viteve në sistemin e drejtësisë dhe në sistemin zgjedhor në Republikën e Kosovës.

Z. Dieudonne Alley, nga Parisi i cili është pjesë e rrjetit të ekspertëve të Kolegjit Europian të Kosovës përmes ligjëratës online ka prezantuar temën “Komunikimi si një lider” me fokus në tri pjesë kryesore: përgatitja, procesi i të folurit dhe veprimet pas përfundimit të folurit.

Z. Behxhet Shala, Drejtor Ekzekutiv i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, (KMDLNJ) ka mbajt ligjëratën me temën “Të Drejtat e Njeriut dhe Roli i KMDLNJ“. z. Shala ka folur më shumë rreth të drejtave të njeriut, historikut si dhe rolit që KMDLNJ ka pasur gjatë gjithë këtyre viteve.

Z. Lulzim Fushtica, Këshilltar Kombëtar për Siguri Publike/ Siguri në bashkësi në Departamentin Amerikan për Drejtësi ICITAP dhe në Ministrinë e Punëve të brendshme ka mbajtur ligjëratën me temën “Aftësitë e Prezantimit dhe Komunikimit”. Ligjëratë e cila zgjoi kureshtjen e shumë studentëve dhe padyshim kishte interes të veçantë.

Z. Theobald Volkmar udhëheqësi kryesor i Projekteve të Reformës Ligjore në Kosovë në kuadër të GIZ Kosovo (Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar) ka mbajtur ligjëratën me temë “Qëllimi i Unionit Europian”. Z. Volkmar ka prezantuar për bazat e krijimit, mënyrën e funksionimit, kompetencat dhe institucionet e Unionit Europian.

Prof. dr. Isa Bicaj - Me rastin e shënimit të përvjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, në Kolegjin Europian të Kosovës ka qenë i ftuar Prof. dr Isa Bicaj që ka mbajtur ligjëratë me temën “Pavarësia e Shqipërisë 1912” dhe ka prezantuar më shumë rreth përpjekjeve shekullore të Shqipërisë për të arritur synimin e saj të përjetshëm Shtet të Pavarur dhe Sovran.

Z. Johannes Pfister, znj. Sarah Kupke nga Gjermania kanë prezantuar organizatën joqeveritare “ThinkCamp” e cila ka kryer një sërë udhëtime studimore dhe ka mbështetur ndërmarrësit eko-socialë gjatë viteve të fundit me qëllim të promovimit të zhvillimit të qëndrueshëm. Ata kanë folur për përvojat e tyre të qasjeve të reja të të mësuarit, për bizneset sociale të orientuara drejt së ardhmes dhe nxitjen e ndryshimeve transformuese në Europë.

Z. Stefan Füsers, nga Belgjika, ka prezantuar organizatën “Unconditional Basic Income Europe” lidhur me të ardhurat e pakushtëzuara bazë që na lejojnë të jetojmë në autonomi dhe dinjitet. Në këtë rast ka folur rreth një ideje të thjeshtë për një shoqëri komplekse e cila lejon që secili të jetoj sipas idealeve të tij/saj si dhe të kontribuoj në zhvillim më të arsyeshëm demokraci si dhe qëndrueshmëri.

Z. Safet Gërxhaliu, Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës ka mbajt ligjëratë me temën "Roli i Odës Ekonomike në Zhvillimin Ekonomik të Kosovës".

Z. Yll Zekaj, Drejtor Ekzekutiv në Odën e Avokatëve të Kosovës ka mbajt ligjëratë me temën “Roli i Odës së Avokatëve në Sistemin Gjyqësor të Republikës së Kosovës”.