Kolegji Europian i Kosovës marrëveshje bashkëpunimi me INFRAKOS

Kolegji Europian i Kosovës në vazhdën e marrëveshjeve me kompani të rëndësishme vendore nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me INFRAKOS. Kompania Infrakos dhe Kolegji Europian i Kosovës tani e tutje hapin dyert e bashkëpunimit dhe avancimit të mëtutjeshëm përmes promovimit dhe përkrahjes në mes tyre.

Misioni i Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës “INFRAKOS”SH.A, është që të operoj rrjetin hekurudhor të Kosovës, ti rris dhe mirëmbajë vijat hekurudhore për operim bazuar në standardet e Unionit Evropian. Për të ofruar një rrjet hekurudhor konkurrues, të qëndrueshëm dhe të suksesshëm në përputhje me nevojat e shoqërisë dhe ekonomisë së Kosovës dhe më gjerë, duke i plotësuar kërkesat e sigurisë, të ambientit dhe ato ekonomike.

Për të lexuar më shumë rreth INFRAKOS, ju lutem klikoni këtu !
ECKPRESS