Kolegji Europian i Kosovës N’TRIP

Kolegji Europian i Kosovës në vazhdën e bashkëpunimeve me kompanitë vendore, me datë 27.10.2015 nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me operatorin telefonik më të madh në vend VALA.Tani e tutje studentëve dhe stafit akademik të Kolegjit Europian të Kosovës me këtë marrëveshje ju mundësohet të marrin 2 GB internet të shpejtë 3G dhe 4G, biseda pa kufij me 50 mijë anëtarët aktual të Pakos N'trip dhe mijëra të tjerë në të ardhmen dhe 500 SMS brenda komunitetit.

Dekani i Kolegjit Europian të Kosovës, Prof.Dr. Ali Bajgora ndër të tjera u shpreh se : “Për Kolegjin Europian të Kosovës është një ngjarje e veçantë marrëveshja e sotme e arritur me Vala për faktin se flitet për një partner të ri dhe shumë të rëndësishëm në kuadër të bashkëpunimit, nga i cili përfitues të drejtpërdrejtë do të jenë stafi akademik, por në veçanti studentët tanë që do t’i bashkëngjiten mijëra studentëve të tjerë.

ECKPRESS
Marigona Avdyli