Guest Speaker: z.Besmir Salihu

Të Shtunën, studentët e Fakultetit Juridik të ECK në kuadër të planprogramit mësimor patën rastin të mësojnë më shumë mbi punën dhe rolin e Zyrave të Punësimit në ofrimin e shërbimeve për punëkërkues dhe të papunë nga Drejtori i Qendrës Regjionale të Punësimit në Mitrovicë, z.Besmir Salihu.

Ligjerata të tilla vlerësohen si të një rëndësie të veçantë për faktin se synojnë të japin informata dhe instruksione mbi mënyrat dhe rrugët që studentët mund të ndjekin për të qenë sa më afër punësimit.