Ceremonia e certifikatave – Praktika Juridike • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

Ceremonia e certifikatave – Praktika Juridike

Më datë 9 Dhjetor 2015, ditë e Mërkurë nga ora 17:30h, Qendra e Trajnimeve e Kolegjit Europian të Kosovës, mbajti ceremoninë e dhënies së certifikatave, për kandidatët të cilët ishin pjesë e trajnimit më inovativ për juristë në Kosovë “Praktika Juridike” (Moduli Penal & Civil).

Trajnimi “Praktika Juridike”ju mundëson kandidatëve që për një periudhë 8 javore të mësojnë/ushtrojnë në praktikë shkresat e ndryshme ligjore nga Prokurorë dhe Gjyqtarët më të mirë vendor si dhe synon të përgatit kandidatët për provim të Jurisprudencës në fushën penale dhe civile.

Vlen të theksohet se kandidatët kanë vlerësuar këtë trajnimi si të domosdoshëm dhe shumë të rëndësishëm për karrierën e tyre akademike dhe profesionale. Metodologjia praktike dhe Përgatitja profesionale e trajnerëve kanë qenë komponentë të cilët kanë dalluar trajnimin “Praktika Juridike” dhe janë vlerësuar me notë të lartë nga kandidatët.
Ne si ECK Training Center i falënderojmë pjesëmarrësit e këtij trajnimi, dhe ju urojmë suksese në studimet e ardhshme, dhe një karierë të suksesshme ku mund ti aplikojnë njohuritë e fituara nga Praktika Juridike.