Ligjerata online e Prof.Dr.Musa Limanit për studentët e Universitetit Internacional të Travnikut-BH

Kolegji Europian i Kosovës në vazhdimësi është duke dëshmuar vlerat dhe cilësitë e një institucioni evropian të arsimit të lartë në Kosovë , i cili përfaqëson Republikën e Kosovës në mënyrë dinjitoze edhe përtej kufijve të saj. Studentët e Kolegjit Europian të Kosovës në vazhdimësi janë pjesë e ligjëratave online nga profesorë dhe ekspertë të ndryshëm ndërkombëtarë nga Evropa. Por kjo praktikë ka filluar të ndryshoj pasi që tani dhe studentët e universiteteve mike me të cilat ka bashkëpunim ECK po ju krijohet një mundësi e tillë.
Me datë 12/12/2015 nga ora 12:00h, Prof.Dr. Musa Limani mbajti ligjëratën online për studentët e International University of Travnik, (Republika e Bosnës dhe Hercegovinës) me temën “Procesi i Privatizimit në Republikën e Kosovës”.
Vlen të theksohet se gjatë vitit akademik 2014/15 studentët dhe profesorët e Kolegjit Europian të Kosovës ishin pjesë e ligjëratës së akademikut të shquar Prof.Dr. Ibrahim Jusufranic, Rektor i Universitetit International në Travnik.
Prof.Dr.Musa Limani dhe Akademiku Prof.Dr. Ibrahim Jusufranic, janë ndër profesorët më të shquar të Shkencave Ekonomike, të cilët gjatë karrierës së tyre të bujshme dhe shumëvjeqare në nivelin akademik kanë dhënë një kontribut të ҫmuar në arsimin e lartë në të dy vendet.