ECK Debate Club

Benefitet nga pjesëmarrja në debate janë të shumta, si dhe të argumentuara shkencërisht që ndikojnë në ngritje të vetëbesimit, në lidership, në aftësi tjera sociale dhe mbi të gjitha ngrisin nivelin e aftësive komunikuese. Duke vlerësuar se shoqëria jonë në baza ditore është e përfshirë në debate dhe se debatet e mira rezultojnë dhe me zgjidhje konkrete të cilat përmirësojnë jetën e qytetarëve tonë, Kolegji Europian i Kosovës themeloj ECK Debate Club.
Qëllimi i “ECK Debate Club” është të ju mundësojë të interesuarve të shprehin njohuritë e tyre duke argumentuar ato,  zhvillojnë intelektin, perspektivat dhe idetë, rreth temave të ndryshme që do të caktohen nga klubi.
Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të jenë pjesë e Klubit të Debatit në Kolegjin Europian të Kosovës mund të na bashkangjiten në takimin e radhës me dt. 27.01.2016 nga ora 11:00h (E Mërkure)

“For good ideas and true innovation, you need human interaction, conflict, argument, debate.”
-Margaret Heffernan