Përfudon trajnimi "Menaxhimi i Kohës"

Gjatë javës së kaluar përfundoi një nga trajnimet më interesante të organizuara nga ECK Training Center, “Menaxhimi i Kohës” që zgjati 3 javë. Në ditën e fundit përveç se u organizua edhe nje koktej simbolik për dhënien e certifikatave të këtij trajnimi, pjesëmarrësit e këtij trajnimi u larguan me vetëbesim dhe metoda që tani e tutje do ju ndihmojnë në menaxhimin e vetvetes dhe të tjerëve.
       Pjesëmarrësit në këtë trajnim inovativ u ndanë tejet të kënaqur me temat që u diskutuan dhe ligjëratat që u zhvilluan gjatë këtij trajnimi, duke përfituar njohuri të reja jashtëzakonisht të vlefshme sidomos për menaxhimin e kohës, delegimin, vlerësimin e përformancës e tema të ngjashme që çdo menaxher duhet të zotëroj.
       Duke marrë parasysh suksesin e këtij trajnimi, ECK Training Center pritet që së shpejti të organizoj dhe të hapë regjistrimin për trajnimin e radhës të “Menaxhimi i Kohës” që mbahet nga ligjëruesi i mirënjohur i cili pas vete ka dhe eksperiencë të jashtëzakonshme z.Lulzim Fushtica.

Pjesëmarrësve të ҫertifikuar në këtë trajnim ju dëshirojmë suksess në aplkimin e njohurive të fituara nga ky trajnim në jetë të përditshme si dhe karrierë!