Mundësi për punë praktike në Kolegjin Europian të Kosovës

Kolegji Europian i Kosovës ”ECK” tani është në kërkim të dy praktikantëve për pozitën: Praktikant/e (pa pages)

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

• Ndihmon në hartimin dhe përgatitjen e raporteve, korrespondencave, memove, formularëve, si edhe mban agjendën e përditshme;
• Ndihmon dhe përkrah të gjithë të interesuarit dhe bashkëpunëtoret në aspektin administrativ: shënimeve, raporteve, punëve administrativo-juridike, komunikatave;
• Ndihmon në hulumtime kuantitative dhe kualitative dhe i mbledhë/analizon informata duke përdorë metoda dhe teknika të ndryshme punëve administrativo-juridike.
• Ndihmon në përgatitjen e raporteve rreth punëve juridike;
• Ndihmon në administrimin e korrespondencave të supervizorit duke përfshirë regjistrimin, klasifikimin dhe shpërndarjen e përshtatshme të saj;
• Ndihmon në kryerjen detyrave tjera të përcaktuara nga mbikëqyrësi brenda fushës së përgjegjësisë.


Kualifikimet e kërkuara:

• Kandidati/ja duhet të jetë student/e e vitit të fundit apo i/e diplomuar në Fakultetin Ekonomik, Juridik, Komunikim Masiv ose fusha të ngjashme;
• Të ketë njohuri të gjuhës Angleze (në shkrim dhe në të folur);
• Të ketë përkushtim dhe interesim për të mësuar;
• Shkathtësi të mira të komunikimit;
• Njohuri të mira të punës me kompjuter (Word, Excel dhe Internet Explorer);
• Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i/e gatshëm për punë në ekip.
• Çdo kualifikim tjetër do të konsiderohet si përparësi.

Benifitet nga Praktika (pa pages)

• Ofrojmë ambient dinamik dhe miqësor të punës,
• Mundësi për avancim profesional nga trajnimet e ndryshme që ofrohen brenda Kolegjit

Praktika zgjatë prej 3 deri në 6 muaj, varësisht prej interesimit dhe suksesit të kandidatit/es.

Të gjithë ata që janë të interesuar të aplikojnë, luten që të dërgoni CV-të tuaja në work@eck-edu.org, jo me larg se 25 mars 2016.
Do të kontaktohen vetëm kandidatet me potencial që ne i zgjedhim.