Mundesi transferimi për studime në GEA College, Slloveni

Me Kolegjin Europian të Kosovës, Evropa padyshim se duket më afër. Lajmi i fundit nga zyra për bashkëpunim ndërkombëtarë është dhe një lajm i mrekullueshëm për studentët të cilët dëshirojnë të studiojnë në universitete dhe metropolet më të njohura ndërkombëtare.
       Sipas marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të Kolegjit Europian të Kosovës dhe GEA College nga Sllovenia tani e tutje studentët e Kolegjit Europian të Kosovës mund të transferohen edhe në Ljublanë për studime falë programit të Erasmus+ për shkëmbim të studentëve.
       Erasmus+ është programi më i ri arsimor i bashkimit Evropian që synon modernizimin e sistemeve arsimore dhe përshtatjen e tyre me nevojat e tregut të punës dhe të një bote në ndryshim të vazhdueshëm. Erasmus+ bashkon në një ombrellë të vetme shtatë programet e mëparshme arsimore të BE-së duke lehtësuar orientimin e përfituesve dhe rregullat e pjesëmarrjes.
       Kjo padyshim nuk është mundësia e vetme për studime semestrale në universitetet ndërkombëtare pasi që studentët e Kolegjit Europian të Kosovës përmes Erasmus+ mund të transferohen dhe në Varna tek Varna University of Menagment, Nigde University dhe Selcuk University në Stamboll, Instituto de Estudos Superiores de Fafe në Portugali si dhe Greqi.

Të gjithë studentët e interesuar për informacione shtesë luten të kontaktojnë me zyrtarët nga zyra për zhvillim të karrierës.
ECKPRESS
Aurora