TRAJNIMI: Zhvillimi i shkathtësive për punësim • Kolegji Europian i Kosovës

TRAJNIMI: Zhvillimi i shkathtësive për punësim

European College of Kosovo organizon trajnimin praktik për “Zhvillimin e shkathtësive për punësim”. I përpiluar në bazë të hulumtimeve të bëra me punëdhënës dhe zhvillimeve në tregun e punës, ky trajnim ka për qëllim përgatitjen e pjesëmarrësve me njohuritë/shkathtësitë e nevojshme për punësim në shekullin 21. Në rast se deri tani nuk keni pasur fat për të gjetur një vend pune apo aplikoni cdo ditë për punë dhe nuk ftoheni fare as në intervistë, keni pasion dhe dëshirë për punë por punëmarrësit nuk e shohin, ky trajnim është zhgjidhja juaj

Ky trajnim, i pari i këtij lloji në Kosovë për plot 8 javë do të ju ndihmoj në zhvillimin e shkathtësive të buta/Soft skills dhe përgatitjen adekuate për punësim apo edhe kalimin nga një vend i punës në një vend pune më të mirë. Si i tillë, gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit do të sfidohen me raste simuluese, detyra shtëpie, punë grupore dhe projekte të veçanta praktike të cilat kanë për qëllim përgatitjen teorike dhe praktike të pjesëmarrësve.

Kujt i dedikohet ky trajnim ?

Ky trajnim është i hapur dhe mirëpret të gjithë ata persona të cilët kanë vullnet për punë dhe dëshirojnë një vend pune, janë mendjehapur dhe të gatshëm për ndryshime në jetën e tyre, ëndërrojnë suksesin apo dëshirojnë pagë më të madhe por nuk dinë çfarë dhe si duhet të veprojnë.

ÇFARË DO TË MËSONI?
I përpiluar për përdorim në çdo profesion, përmbajtja e trajnimit ofron përgatitje praktike përzhvillimin e aftësive më të rëndësishme për gjetjen, ndrrimin dhe mbajtjen me sukses të vendit të punës.
Moduli 1 - Imazhi Profesional
- Rregullat e mirësjelljes
- Kodi i veshjes
- Shtrëngimi i duarve: takimi me klientin
- Kontakti me sy/Eye contact
- Magjia e buzëqeshjes

Moduli 2 - Aftësitë e Komunikimit
- Komunikimi Verbal
- Komunikimi Jo-Verbal
- Komunikimi në të shkruar
- Aftësitë e prezentimit
- Ushtrime/Prezantime individuale/Simulim me role

Moduli 3 - Menaxhimi dhe puna ekipore
- Identifikimi i karakteristikave të ekipit efektiv
- Puna në ekip si anëtar dhe lider i ekipit
- Metodat/Teknikat për krijimin e një ekipi të forte
- Ushtrime/Raste praktike

Moduli 4 - Mendimi kritik dhe zgjidhja e problemeve
- 7 hapat për zgjidhjen e një problemi
- Si funksionon procesi i zgjidhjes së problmeve në ambiente të ndryshme
- Raste simuluese/ushtrime mbi zgjidhjen e problemeve në punë

Moduli 5 - Menaxhimi i Kohës
- Teknikat/Matriksat për menaxhimin e kohës dhe vetvetës
- Klasifikimi i punëve/detyrave dhe planifikimi sipas nevojës
- Identifikimi i humbësve të kohës dhe barrierave
- Detyra shtëpie/Ushtrime

Moduli 6 - Menaxhimi i Stresit
- Mësoni si të identifikoni shenjat e stresit fizik, emocional dhe shëndetsor
- Metodat e sukseshsme për menaxhimin e stresit

Moduli 7 - Fleksibiliteti
- Mësoni konceptet e fleksibilitetit dhe përshtatje
- Mënyrat si mund të tregoni fleksibilitet në punë
- Skenare/ushtrime grupore

Moduli 8 - Përdorimi i Teknologjisë në Punë
- Përdorimi i Email-it dhe komunikimi zyrtar në punë
- Krijimi i prezentimit me power point
- Përdorimi i Word-it për punë ditore

Moduli 9 - Si të aplikojmë për punë
- Hulumtimi i konkurseve të punës
- Përgatitja për aplikim
- Si të shkruhet një CV që ju prezanton profesionalisht
- Përgatitja e intervistës dhe llojet e intervistave
- Kontakti përmes emailit dhe telefonit
- Ushtrime grupore / Raste stimuluese

Moduli 10 - Moduli Extra
- Rëndësia e Etikës në punë
- Procesi i negocimit dhe teknikat efektive
- Si të fitoni vetbesim
- Përgjegjësia në punë
- Dëgjimi aktiv dhe respekti

METODOLOGJIA E REALIZIMIT TË TRAJNIMIT
I përgatitur deri në detaje, trajnimi praktik “Zhvillimi i Shkathtësive për punësim” për plot 45 orë intenzive dhe në grupe të vogla kombinon mësimin teorik dhe atë praktik përmes ligjerimit, prezantimit, ushtrimeve praktike, punës grupore dhe detyrave të shtëpisë. Ky trajnim do të realizohet nga ekspert të fushës përkatëse me përgatitje të lartë profesionale dhe në veçanti eksperiencë praktike me të vetmin qëllim, zhvillimin e shkathtësive për punësim.

KOHËZGJATJA DHE ORARI I TRAJNIMIT
Prezantimi i syllabusit të trajnimit dhe njoftimi me trajnerët: 15 Mars 2017 nga ora 17:30h.

Trajnimi për Grupin 1 fillon me datën 18 Mars dhe përfundon me 13 Maj (9 të Shtune/50 orë).
Grupi 1: Çdo të Shtune nga ora: 10:00h - 15:30h (REGJISTRO TRAJNIMIN DUKE KLIKUAR KËTU)
Trajnimi mbahet 9 të Shtune me datat 18,25 Mars / 1,8,15,22,29 Prill / 6, 13 Maj.
Duke marrë në konsideratë specifikat e trajnimit, numri i kandidatëve është i limituar.

KOSTO E TRAJNIMIT DHE INFORMATA RRETH PAGESËS
Trajnimi në total kushton 199 €(Mundësi pagese me STARCARD me 0% interes deri në 12 këste). Kandidatë i regjistruar konsiderohet vetëm kandidati i cili realizon regjistrimin duke plotësuar aplikacionin, kontratën dhe obligimet financiare. Në çmim janë të përfshira: materialet praktike të trajnimit, rreth 50 orë të trajnimit përgatitor praktik, detyrat dhe ushtrimet, Këshillimi rreth përgatitjës së CV, Testi. Kandidatët që përfundojnë trajnimin me sukses do të marrin certifikatë ndërsa më të mirët e grupit edhe rekomandim mbi punësim.

Pagesa bëhet në TEB bankë, në llogarinë bankare të “Kolegji Europian i Kosovës” me nr.llogaris: 20-11-0000937177-54 apo në ambientet e Kolegjit Europian të Kosovës nga data e shpalljes deri më 11 Mars 2017.

Si të aplikohet ?
Të interesuarit mund të plotësojnë online aplikacionin duke shprehur interesimin e tyre apo të paraqiten në ambientet e ECK për të plotësuar aplikacionin, kontratën dhe pagesën. Kandidatët që aplikojnë online pas aplikimit do të kontaktohen nga Qendra e trajnimeve të ECK-së për të konfirmuar se ka vend të lirë për ttrajnim dhe udhëzuar mbi procedurat e regjistrimit.
APLIKO TANI - KLIKO KËTU

Regjistrohu Tani!