TRAJNIMI: PRAKTIKA JURIDIKE

Akademia e Jurisprudencës, brenda Kolegjit Europian të Kosovës duke analizuar gjendjen aktuale si dhe duke dashur që të kontribojë në edukimin dhe aftësimin e të rinjëve organizon trajnimin me inovativ në Kosovë për juristët,  “PRAKTIKA JURIDIKE”.  Trajnimi ju mundëson kandidatëve që për një periudhë 8 javore (50 orë) të mësojnë/ushtrojnë në praktikë shkresat e ndryshme ligjore nga Prokurorë dhe Gjyqtarët më të mirë vendor si dhe synon të përgatit kandidatët për provim të Jurisprudencës në fushën penale dhe civile.

Për plot tri vite qindra pjesëmarrës kanë qenë pjesë e trajnimit më të kërkuar në Kosovë, Praktika Juridike ku përveç njohurive praktike duke u bërë pjesë e Akademisë së Jurisprudencës do të kenë mundësi për punë praktike nga 1-3 muaj, në kompani dhe institucione me të cilat ECK ka marrëveshje bashkëpunimi.

Trajnimi "Praktika Juridike" përmban dy module :
1.Moduli Juridiko-Penale. /4 Javë
2.Moduli Juridiko-Civile.   /4 Javë

"Pas një shkëputje të gjatë që prej studimeve në fakultetin juridik mendoj që Praktika Juridike në këtë kolegj është i domosdoshëm për një jurist të mirë, avokat profesional apo gjyqtar të ardhshëm që i shërben sistemit të drejtësisë në Kosovë në çdo sferë." - ETRIT HOTI / Kryetar i sindikatës së punëtorëve / Posta e Kosovës

Qëllimi i trajnimit:
- Të ndihmoj studentët dhe juristët e rinj të bëjnë praktiken juridike që ju mungon, të njohin dhe mësojnë punët juridike nga aspekti praktik, të njohin tregun e punës ku do të punojnë dhe t’i ndihmojë në aftësimin tyre për punësim sa më të shpejt në tregun e punës.
- Të ndihmoj krijimin e një brezi të ri të juristëve të aftë profesionalisht që të konkurrojnë në tregun e punës .
- Të avancoj aftësitë profesionale të juristeve të cilët janë të punësuar por kane nevojë për praktikë juridike.
- Të avancoj aftësitë dhe teknikat e hartimit të akteve dhe shkresave juridike nga fusha penale, civile, ekonomike etj.

"Çdo gjë brenda trajnimit praktik “Praktika Juridike” në periudhën 2 mujore ishte në nivelin e lartë dhe dobiprurës në avancimin tonë personal dhe profesional juridik. Kemi përfituar njohuri të shumta rreth jurisprudencës. Trajnerët kanë qenë të mirëfilltë, shumë profesional dhe në çdo element të trajnimit ishin të qartë. Fjalët janë të pakta, jemi shumë të kënaqur me arritshmërinë që e kemi arritur përgjatë këtij afati kohor. E falenderoj përzemërsisht Akademinë e Jurisprudencës në kuadër të European College." - Leutrim Braha / Konsulent i pavarur juridik / Prizren

Metodologjia e realizimit të trajnimit:
Për një periudhë 8 javore, pjesëmarrësit e trajnimit mësojnë/ushtrojnë në praktikë akte të ndryshme juridike nga moduli penal dhe civil siç janë: parashtresat e ndryshme juridike, vendimet, aktvendimet, aktgjykimet, aktet akuzuese, ankesat,paditë kallëzimet penale, kontratat dhe marrëveshjet e ndryshme nga lëmi civil dhe shkresa të ndryshme juridike, gjithmonë nën përcjelljen e prokurorëve dhe gjyqtarëve, diskutimeve, rasteve të stimuluara dhe punës praktike në grupe të vogla.

Kujt i dedikohet ky trajnim?
Trajnimi “Praktika Juridike” ju dedikohet të gjithë studentëve të drejtësisë nga universitetet publike dhe private, juristëve të rinj që kanë përfunduar studimet, janë të punësuar apo kanë nevojë për ngritjen e aftësive të tyre praktike nga fusha juridike, kandidatëve të cilët përgatiten për provimin e jurisprudencës dhe personave të tjerë të punësuar në sektorin publik ose privat që kanë interes për të avancuar aftësitë e tyre praktike nga fusha juridike .
Mbi të gjitha, ky trajnim është i hapur për të gjithë ata persona të cilët kanë dëshirë të mësojnë në praktikë të gjitha shkresat gjyqsore nga lëmi penal dhe civil.

"Personalisht konsideroi se ky trajnim ka qenë mjaft profitabil dhe nga ky kam përfituar njohuri të shumta dhe do të ja rekomandoja të gjithë studentëve të fakultetit juridik." - Dafina Sutaj / Fakulteti Juridik  / Universiteti “Hasan Prishtina”

Realizuesit e trajnimit:
Realizuesit e trajnimit janë trajnerë-ekspertë të fushave përkatëse me përgatitje të lartë teorike dhe në veçanti praktike, të cilët kane një eksperiencë të gjatë praktike dhe janë të punësuar drejtpërsëdrejti në institucione me të larta publike-shtetërore siç janë: prokurorë, gjyqtarë, avokatë, ekspert të lartë të administratës publike etj.

z.Besim Kelmendi, Prokuror i Shtetit në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe ligjerues në ECK.( Moduli Penal )
z.Rafet Haxhaj, Gjyqtarë në Gjykatën e Apelit ( Moduli Civil )

Kohëzgjatja e trajnimit:
Prezantimi i syllabusit të trajnimit dhe njoftimi me trajnerin: E Mërkure, 13 Dhjetor 2017, ora 17:30h.
Grupi 1 fillon trajnimin me datë 13 Dhjetor 2017 dhe përfundon me 14 Shkurt 2018. (8 javë)
Orari: E Marte & E Mërkure  Ora: 17:30h - 19:30h (REGJISTRO TRAJNIMIN DUKE KLIKUAR KËTU)  

Grupi 2 fillon trajnimin me datë 17 Janar 2018 dhe përfundon me 7 Mars 2018(8 javë)
Orari: E Marte & E Mërkure  Ora: 17:30h - 19:30h (REGJISTRO TRAJNIMIN DUKE KLIKUAR KËTU) 

Trajnimi mbahet 2x në javë nga 2 orë akademike/120min. 
Duke marrë në konsideratë specifikat e trajnimit, numri i kandidatëve është i limituar. 
Kosto e trajnimit:
Trajnimi në total, Moduli Penal dhe Civil kushton 199.99(Mundësi pagese me STARCARD me 0% interes deri në 6 këste). -20% zbritje për regjistrimet para datës 7 Dhjetor 2017!Në çmim janë të përfshira: materialet praktike të trajnimit, rreth 50 orët e trajnimi përgatitor praktikë, testi.Kandidatët që përfundojnë trajnimin do të marrin certifikatë për përfundimin e trajnimit “Praktika Juridike - Moduli Bazik”

Pagesa bëhet në TEB bankë, në llogarinë bankare të “Kolegji Europian i Kosovës” me nr.llogarisë: 20-11-0000937177-54 apo në ambientet e Kolegjit Europian të Kosovës nga data e shpalljes deri më 20 Nëntor 2017.

Si të aplikoni në Trajnimin “Praktika Juridike”?
Të interesuarit mund të plotësojnë online aplikacionin duke shprehur interesimin e tyre apo të paraqiten në ambientet e ECK për të plotësuar aplikacionin, kontratën dhe pagesën. Kandidatët që aplikojnë online pas aplikimit do të kontaktohen nga Qendra e trajnimeve të Kolegjit Europian për të udhëzuar mbi procedurat e regjistrimit. Për pyetje shtesë ju lutem na kontaktoni në 038 22 28 28, 044 97 28 28, 049 87 28 28.

REGJISTRO TRAJNIMIN "PRAKTIKA JURIDIKE"

 

Regjistrohu Tani!