TRAJNIM: Investimi - Blerja/Shitja e Kriptovalutave

Edhe në vitin 2017 dëshira jonë për të qenë më të suksesshem dhe më të pasur është po e njejtë si në vitet paraprake. Ajo çfarë ka ndryshuar është teknologjia dhe me avancimin e teknologjisë krijimi i mundësive të reja përmes të cilave ne mund të gjenerojmë të hyra. Rregulli ''Kush punon shumë, fiton shumë’’ nuk egziston më. Sot fiton shumë ai/ajo që punon mençur dhe ndjek trendet botërore. Në rast se keni degju se si shoku, shoku i shokut, kojshia, kusherini po fitojnë para përmes Bitcoin/Etherum & Altcoins dhe dëshironi të mësoni edhe ju si të bëheni pjesë e këtij trendi global, regjistrohuni në trajnimin praktik ''Investimi - Blerja/Shitja e Kriptovalutave’’ .

Kujt i dedikohet ky trajnim?
Ky trajnim ju dedikohet të gjithë atyre personave të cilët shprehin interesim për investim në kriptovaluta, kanë investuar në kriptovaluta apo dhe janë në “mining” dhe dëshirojnë të zgjerohen tutje. Në grupe të vogla përmes ushtrimeve reale dhe praktike ju do të mësoni nga hapja e kuletës digjitale, investimi në kriptovalutën tuaj të parë, strategjitë e ndryshme e deri tek analizimi i lëvizjeve në treg dhe kuptimi prapa saj.

ÇFARË DO TË MËSOHET NË TRAJNIMIN ''INVESTIMI - BLERJA/SHITJA E KRIPTOVALUTAVE''.
Moduli 1 - Çfarë është Bitcoin dhe Alternative Coins.
- Çfarë është Bitcoin dhe çfarë ju duhet të dini;
- Çfarë janë kriptovalutat alternative;
- Pse valutat alternative janë mundësi e jashtëzakonshme;
Moduli 2 - Bazat e Kripto valutave
- Krijimi dhe konfigurimi i kuletës digjitale (Wallet) për blerje dhe ruajtje të kripo valutave;
- Krijimi i accountit tuaj në Poloniex dhe navigimi;
- Transferimi i Bitcoin/Altcoins nga kuleta virtuale në exchange;
- Bittrex dhe mundësitë që ofron.
Moduli 3 - Investimi juaj i parë.
- Blerja e valutës tuaj të parë;
- Përdorimi i investimit tuaj të parë për të mësuar industrinë;
- Si të shesim valutën tuaj të parë në Poloniex;
- Si të blejmë valutën tuaj të parë në Bittrex;
- Si të shesim valutën tuaj të parë në Bittrex.
Moduli 4 – Hulumtimi i kriptovalutës para se të investoni !
- Si të hulumtoni kriptovaluta që kanë të ardhme.
Moduli 5 – Sistemi i Investimit – Çfarë të kemi parasysh kur investojmë
- Si të vendosni kur të investoni / Entry Point;
- Si të vlerësoni qëndrushmërinë e Kriptvalutës suaj;
- Komuniteti prapa kriptovalutës dhe çfarë veçori ka ajo kriptovalutë.
Moduli 6 – Cilat janë strategjitë kryesore të investimit
- Strategjia afatëshkurte;
- Strategjia afatgjate;
- Vepro në bazë të lëvizjes së tregut;
- Si të veprojmë në raste kur jemi duke humbur para nga investimi.
Moduli 7 – Tërheqja e parave
- Mënyrat se si ju mund të ktheni Kriptovalutat në Euro;
Moduli 8 – Investimi në ICO – Mësim praktik
- çfarë janë ICO dhe pse duhet të konsideroni investimin;
- Si të analizoni mundësinë për investim në ICO;
- Si të bleni ICO (Shembull praktik);
- Si të hulumtojmë mbi ICO e ndryshme.
Moduli 9 – Analizat Teknike / Teknika të avancuara në shitje-blerje të kripto valutave.
- Çfarë është Bear Market & Bull Market;
- Si të dallojmë nëse një valutë është gati të fluturojë ose rrëzohet;
- Si të gjejmë çmimin optimal të një valute;
- Si të analizojmë kur të qëndrojmë ose dalim nga një valutë;
- Si candle sticks mund të tregoj nëse një kriptovalutë do të ngritet lartë ose poshtë;
- Si të dallojmë trendet dhe parashikojmë çmimin e një kriptovalute.
Metodologjia e realizimit të trajnimit:
Trajnimi praktik mbi investimin në kriptovaluta realizohet nga ekspertë të fushës përkatëse me përgatitje të lartë teorike dhe në veçanti praktike, të cilët bartin me vete një eksperiencë të gjatë praktike në fushën e trading dhe sektorin bankar.

Trajneri:Trajnimi realizohet nga ekspertë të fushës së trading me eksperiencë pune +10 vjecare në sistemin bankar dhe rezultate te provuara në trading të kriptovalutave.
Mysafir folës: Gjatë trajnimit pjesëmarrësit do të kenë rastin të dëgjojnë dhe ligjerata nga mysafir folës lidhur me praktikat më të mira dhe ndryshimet në cryptocurrency.
Vizita studimore: Në kuadër të trajnimit do të realizohet dhe vizitë studimore. 
Ligjeratat: Trajnimi realizohet në gjuhën shqipe.
Lokacioni: Trajnimi realizohet në kabinetin e IT të Kolegjit Europian të Kosovës në Prishtinë.
Mysafir folës nga trajnimi i kaluar: Në kuadër të trajnimit është realizuar një ligjeratë SPECIALE me përfaqësues të komunitetit të një nga kriptovalutave më të njohura në botë të radhitur në TOP 10 sipas coincap. Kliko këtu për të shikuar ligjeratën online nga trajnimi i kaluar

Kohëzgjatja dhe orari i trajnimit:

Trajnimi fillon me datën 24 Janar 2018 dhe përfundon me 13 Shkurt 2018. (3 javë)
Orari: Cdo të Marte & Mërkure nga ora 17:30h – 19 :30h.  REGJISTROHU TANI / EDHE 10 VENDE TE LIRA !
Numri i vendeve të lira: 7/14 (vendet te lira)

Grupi 2 fillon me datën 29 Janar 2018 dhe përfundon me 15 Shkurt 2018. (3 javë)
Orari: Cdo të Hëne & Enjte nga ora 17:30h – 19 :30h.  REGJISTROHU TANI / EDHE 14 VENDE TE LIRA !

Numri i vendeve të lira: 14/14 

Trajnimi realizohet 2x në javë nga 2 orë akademike/90min.
Numri i pjesëmarrësve është i limituar.

Kostoja e trajnimit & Forma e pagesës
Trajnimi në total kushton 199€ dhe ofrohet mundësi pagese me këste. Regjistrimet para datës 19 Janar 2018 fitojnë -10% zbritje (179 €)

Kandidatë i regjistruar konsiderohet vetëm kandidati i cili realizon realizon regjistrimin duke plotësuar aplikacionin, kontratën dhe obligimet financiare të parapara sipas kontratës. Në çmim janë të përfshira: materialet praktike të trajnimit, orët e trajnimit përgatitor praktikë dhe teorik dhe certifikata.

Pagesa bëhet në TEB bankë, në llogarinë bankare të “Kolegji Europian i Kosovës” me nr.llogarisë: 20-11-0000937177-54 apo në ambientet e Kolegjit Europian të Kosovës. Për informata shtesë ju lutem na kontaktoni në 044 97 28 28, 049 87 28 28, 038 22 28 28 ose trajnimet@eck-edu.org


REGJISTROHU TANI

Regjistrohu Tani!