Programi: Ekonomi dhe Menaxhment

Programi i Ekonomisë dhe Menaxhmentit ka për qëllim të ofrojë një program të fuqishëm, të përqendruar dhe koherent të studimit që e bashkon mësimin teorik me tregun dhe mësimin praktik të ekonomisë dhe menaxhimit duke synuar punësim të zgjeruar dhe perspektiva të karrierës për të gjithë studentët që ndjekin këtë program studimesh. Synimi kryesor i Fakultetit të Ekonomisë dhe Menaxhmentit është përgatitja e studentëve në hapjen e bizneseve të tyre dhe krijimin e vendeve të punës për të tjerët.

Specializimet të cilat ofrohen në Fakultetin e Ekonomisë dhe Menaxhmentit janë:
- Menaxhment
- Banka, Financa dhe Kontabilitet
- Teknologji Informative në biznes

Qëllimi dhe profili i programit:

Programi ka për qëllim të ofrojë një program të fuqishëm, të përqëndruar dhe koherent të studimit që e bashkon biznesin akademik dhe teorinë e menaxhimit, teorinë financiare dhe teorinë e teknologjisë informative biznesore me punësim të zgjeruar dhe perspektiva të karrierës. Sigurimi i një shkëmbimi dinamik dhe reflektues mes teorisë dhe praktikës së përshtatshme për biznesin bashkëkohor që inkurajon marrjen e kualifikimeve profesionale përkatëse, ka qenë qëllimi kryesor i programit. Ky program koherent i studimit përfshin një gamë të njësive bazë të ekonomisë dhe menaxhimit. Programi gjithashtu do të zhvillojë në mënyrë progresive njohuritë e specializuara të studentëve edhe nga profilet e programit: menaxhmentit, bankave, financave dhe kontabilitet, si edhe teknologjisë informative për biznes, për zhvillim të aftesive të transferueshme dhe të punësimit, që janë thelbësore për zhvillim personal dhe profesional.
Rezultatet e pritshme:
Pas përfundimit të suksesshëm të këtij programi akademik, studenti do të jetë në gjendje të:

• Në mënyrë sistematike dhe kritike të shqyrtojë njohuritë, duke përfshirë principet e themeluara mirë dhe aftësitë në biznes si dhe elementet e njohurive të reja dhe të specializuara nga fusha e menaxhmentit, bankave, financave dhe kontabilitetit si dhe teknologjisë informative në biznes.
• Identifikimi i aftësive themelore të biznesit, praktikat, konceptet dhe parimet në situatë, të bazuara në punë.
• Në mënyrë kritike të analizojë, vlerësojë dhe sintetizojë njohuri, informacione dhe të dhëna nga një numër burimesh lidhur me fushën ekonomike dhe të menaxhmentit, duke përfshirë edhe profilet e studimit.
• Të ushtrojë gjykimin dhe aftësitë diagnostike për të bërë gjykime dhe pergjigjje të arsyetuara, të zgjidhë problemet komplekse në një varg kontekstesh të biznesit, duke përfshirë kontekstet e lidhura me fushat e profileve të studimit gjatë punës,
• Përdorirmi i një game të aftësive të specializuara praktike, teknike, njohëse, shkollore dhe të punësimit për të vepruar në mënyrë efektive brenda organizatave.
• Hulumtimi dhe të aplikimi, në situata praktike te bizneset përkatëse.
• Komunikimi në mënyrë efektive, duke përdorur një shumëllojshmëri të mediave, stilet dhe protokolleve të përshtatshme për kontekstin, te biznesi bashkëkohor.
• Identifikimi dhe arritja e objektivave personale dhe në grup në mënyrë autonome dhe të përgjegjshme, duke ushtruar udhëheqjen / lidershipin, ku është e përshtatshme.
• Të reflektojnë në mënyrë kritike dhe konstruktive në punën e vet dhe të të tjerëve që të hartojnë strategji për menaxhimin e karrierës dhe përmirësimin personal.

Niveli dhe grada akademike:
Me rastin e përfundimit të studimeve, kandidati fiton thirrjen: Bachelor i Arteve i Ekonomikut dhe Menaxhmentit (BA) me drejtimin : a) Menaxhment; b) Banka, Financa dhe Kontabilitet ; c) Teknologji Informative në Biznes.
Kohëzgjatja dhe vëllimi:
Studimet në Programin Ekonomi dhe Menaxhment, të Kolegjit Evropian, të Kosovës, zgjasin 3 vite, 180 ECTS, me gjithsej 6 semestra. Pas semestrit të dytë, studenti ka mundësi të përcaktohet për profilin e programeve në të cilin dëshiron të studiojë.
Secili semestër duhet të plotësojë kuotën e 30 ECTS. Studentëve të diplomuar u krijohet mundësia e vazhdimit të studimeve në nivelin Master, që është 2 vjeçar apo 120 ECTS, ose të punësohen në tregun e punës në Kosovë, ose në vendet e ndryshme evropiane.
Planprogrami:
Kliko më poshtë për të shkarkuar përshkrimin/planprogramin e programit Ekonomi dhe Menaxhment
Viti 1 / Semestri I & II 
Viti 2 /
Semestri III & Semestri IV
Viti 3 /
Semestri V & VI


Në kuadër të fakultetit Ekonomi dhe Menaxhment realizohen dhe një mori programesh akademike dhe sociale pa pagesë të cilat kanë për qëllim aftësimin profesional të studentit dhe përgatitjen e tij/saj për treg të punës.

Programi “Të Mësojmë nga Liderët” është një nga programet akademike me inovative e cila ka për qëllim bashkëbisedimi me personalitete të suksesshme vendore dhe ndërkombëtare mbi rrugën e tyre drejt suksesi ku si synim kryesor është qasja praktike dhe krijimi i mundësisë që studenti të mësoj drejtpërdrejt nga praktika.

Programi “Të mesojmë nga Praktika” pjesë jashtëzakonisht e veçantë e Kolegjit Europian të Kosovës ka të bëj me vizitat studimore në kompani dhe institucione të ndryshme dhe takimi me drejtorë/menaxherë/përgjegjës departamentesh në mënyrë që të ndërlidhin mësimin praktik dhe teorik.

Trajnimet kanë për qëllim zhvillimin e aftësive të studentëve për punësim duke ofruar ndihmë në zhvillimin e ideve për vetëpunësim apo duke përgatitur dhe rritur aftësitë e tyre për hulumtim dhe punësim. Mesatarisht një student i Kolegjit Europian të Kosovës ka mundësi të ndjek rreth 10 trajnime pa pagesë nga dita kur është regjistruar deri në ditën e diplomimit.
Programi i Inernshipit (Punës praktike) ju mundëson studentëve qasjen në kompanitë më të njohura në vend si dhe në institucione tjera vendore. Studentët e ECK që kanë shprehur interesim dhe kanë plotësuar dokumentet e nevojshme ju sigurohet punë praktike nga 1 – 6 muaj.

Transferime ne universitete ndërkombëtare Duke qenë student i Fakultetit Ekonomik, Drejtimit Menaxhment juve ju krijohet mundësia për studime semestrale në disa universitete të ndryshme në kuadër të Erasmus+ si në universitetin më të madh në Letoni, Riga Technical University, Nigde & Selcuk University në Turqi, Varna University of Menagement në Bullgari etj.

Mësimdhënia dhe Vlerësimi: Puna në grupe të vogla është një nga karakteristikat e Fakultetit Ekonomik dhe Menaxhment e cila ju mundëson studentëve të shprehin njohuritë e tyre dhe punën në forma të ndryshme. Falë qasjes evropiane e paparë më herët në institucionet e arsimit të lartë, Kolegji Europian i Kosovës dallohet si një nga institucionet e pakta në rajon që inkurajon dhe promovon një qasje interaktive dhe bashkëpunuese në mes të profesorëve dhe studentëve. Gjithsesi se ligjëratat, seminaret, mësimi online, punëtoritë, prezantimet (individuale dhe grupore), detyrat me shkrim(individuale dhe grupore), projektet, studime rasti janë metodat përmes të cilave vlerësohet studenti brenda ECK.

 


Regjistrohu në Kolegjin Europian të Kosovës duke klikuar këtu dhe sfido vetën tuaj për edukim cilësor dhe evropian në qendër të Prishtinës.