Fakulteti Ekonomik, Specializimi: Banka, Financa & Kontabilitet

Specializimi Banka, Financa dhe Kontabilitet synon të përgatitë studentët në fushën e financave, bankave, buxhetit, doganave, bursave dhe afarizmit me letra me vlerë, kontabilitetit dhe udhëheqjes së kontabilitetit, marrëdhënieve financiare ndërkombëtare. Drejtimi Banka, Financa dhe Kontabilitet zgjat 3 vite, 6 semestra.

Kolegji Europian i Kosovës njëkohësisht është institucioni i vetëm në Kosovë i akredituar dhe licencuar nga London Chamber of Commerce and Industry dhe Pearson nga Anglia (http://www.lcci.org.uk/) për trajnimin dhe certifikimin e kandidatëve për kontabilitet me certifikatë profesionale të njohur ndërkombëtarisht e cila ju mundëson të punoni në vendet e Bashkimit Evropian. Kjo risi, në drejtimin Banka, Financa dhe Kontabilitet hap dyert për studentët e ECK që me përfundimin e fakultetit të certifikohen dhe të jenë të gatshëm për tregun evropian të punës.

Në kuadër të specializimit Banka, Financa dhe Kontabilitet realizohen dhe një mori programesh akademike dhe sociale pa pagesë të cilat kanë për qëllim aftësimin profesional të studentit dhe përgatitjen e tij/saj për treg të punës.


Programi “Të Mësojmë nga Liderët” është një nga programet akademike me inovative e cila ka për qëllim bashkëbisedimi me personalitete të suksesshme vendore dhe ndërkombëtare mbi rrugën e tyre drejt suksesi ku si synim kryesor është qasja praktike dhe krijimi i mundësisë që studenti të mësoj drejtpërdrejt nga praktika.

Programi “Të mesojmë nga Praktika” pjesë jashtëzakonisht e veçantë e Kolegjit Europian të Kosovës ka të bëj me vizitat studimore në kompani dhe institucione të ndryshme dhe takimi me drejtorë/menaxherë/përgjegjës departamentesh në mënyrë që të ndërlidhin mësimin praktik dhe teorik.

Trajnimet kanë për qëllim zhvillimin e aftësive të studentëve për punësim duke ofruar ndihmë në zhvillimin e ideve për vetëpunësim apo duke përgatitur dhe rritur aftësitë e tyre për hulumtim dhe punësim. Mesatarisht një student i Kolegjit Europian të Kosovës ka mundësi të ndjek rreth 10 trajnime pa pagesë nga dita kur është regjistruar deri në ditën e diplomimit.

Programi i Inernshipit (Punës praktike) ju mundëson studentëve qasjen në bankat dhe kompanitë më të njohura në vend si dhe në institucione tjera vendore. Studentët e ECK që kanë shprehur interesim dhe kanë plotësuar dokumentet e nevojshme ju sigurohet punë praktike nga 1 – 6 muaj.

Transferime ne universitete ndërkombëtare qenë student i Fakultetit Ekonomik, Drejtimit Banka, Financa dhe Kontabilitet juve ju krijohet mundësia për studime semestrale në disa universitete të ndryshme në kuadër të Erasmus+ si në universitetin më të madh në Letoni, Riga Technical University, Nigde & Selcuk University në Turqi, Varna University of Menagement në Bullgari etj.

Mësimdhënia dhe Vlerësimi: Puna në grupe të vogla është një nga karakteristikat e Fakultetit Ekonomik dhe Menaxhment e cila ju mundëson studentëve të shprehin njohuritë e tyre dhe punën në forma të ndryshme. Falë qasjes evropiane e paparë më herët në institucionet e arsimit të lartë, Kolegji Europian i Kosovës dallohet si një nga institucionet e pakta në rajon që inkurajon dhe promovon një qasje interaktive dhe bashkëpunuese në mes të profesorëve dhe studentëve. Gjithsesi se ligjëratat, seminaret, mësimi online, punëtoritë, prezantimet (individuale dhe grupore), detyrat me shkrim(individuale dhe grupore), projektet, studime rasti janë metodat përmes të cilave vlerësohet studenti brenda ECK.
Planprogrami:
Kliko më poshtë për të shkarkuar përshkrimin/planprogramin e programit Banka, Financa dhe Kontabilitet
Viti 1 / Semestri I & II
Viti 2 / Semestri III & Semestri IV
Viti 3 / Semestri V & VI

Regjistrohu në Kolegjin Europian të Kosovës duke klikuar këtu dhe sfido vetën tuaj për edukim cilësor dhe evropian në qendër të Prishtinës.