Mundësi për punë praktike në Kolegjin Europian të Kosovës

 European College of Kosovo (ECK) shpall konkurs për pozitën, Praktikant/e në këto fusha profesionale:
- Praktikant/e në Administratë dhe Marketing - 2 (dy)
Vendi: Prishtinë
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
• Ndihmon në hartimin dhe përgatitjen e raporteve, korrespondencave, memove, formularëve, si edhe mban agjendën e përditshme;
• Ndihmon në hulumtimin, krijimin dhe shitjen e shërbimeve (trajnimeve) të reja për klientët e interesuar;
• Ndihmon në promovimin e shërbimeve (trajnimeve) tek klientët e rij.
• Ndihmon dhe përkrah të gjithë të interesuarit dhe bashkëpunëtoret në aspektin administrativ: shënimeve, raporteve, punëve administrative, komunikatave;
• Ndihmon në hulumtime kuantitative dhe kualitative dhe i mbledhë/analizon informata duke përdorë metoda dhe teknika të ndryshme punëve administrativo-juridike.
• Ndihmon në përgatitjen e raporteve rreth punëve juridike;
• Ndihmon në administrimin e korrespondencave të supervizorit duke përfshirë regjistrimin, klasifikimin dhe shpërndarjen e përshtatshme të saj;
• Ndihmon në kryerjen detyrave tjera të përcaktuara nga mbikëqyrësi brenda fushës së përgjegjësisë.

Kualifikimet e kërkuara:
• Kandidati/ja duhet të jetë student i vitit të fundit apo i/e diplomuar në Fakultetin Ekonomik, Juridik, Komunikim Masiv, Teknologji Informative ose fusha të tjera të ngjashme;
• Të ketë njohuri të gjuhës Angleze (në shkrim dhe në të folur);
• Të ketë përkushtim dhe interesim për të mësuar;
• Shkathtësi të mira të komunikimit;
• Njohuri të mira të punës me kompjuter (Word, Excel dhe Internet Explorer);
• Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i/e gatshëm për punë në ekip.
• Çdo kualifikim tjetër do të konsiderohet si përparësi.
Benefitet nga Praktika:
• Përgatitje për tregun e punës
• Ambient dinamik dhe miqësor të punës;
• Mundësi për avancim profesional nga trajnimet e ndryshme që ofrohen brenda Kolegjit pa pagesë;
• Krijimi i kontakteve/rrjetit profesional që mund të ju shërbej në të ardhmen
• Dhënien e dëshmisë për përfundimin e praktikes profesionale;
• Mundësi e themelimit të marrëdhënies së punës për praktikantet e suksesshëm.
Praktika zgjatë nga 3 deri në 6 muaj, varësisht prej interesimit dhe suksesit të kandidatit/ës.
Praktika fillon nga data 6 Shkurt 2017

Të gjithë të interesuarit për aplikim të aplikojnë duke e dërguar CV-në dhe një letër motivuese në e-mail: work@eck-edu.org, duke shkruar në subjekt: Praktikante në Administratë apo Marketing varësisht për cilën aplikoni deri me datë: 31 janar 2017.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët me potencial që ne i zgjedhim.