Tani e tutje studentët e Kolegjit Europian të Kosovës transferime edhe në AMERIKË ! • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

Tani e tutje studentët e Kolegjit Europian të Kosovës transferime edhe në AMERIKË !

Në vazhdën e bashkëpunimeve ndërkombëtare, Kolegji Europian i Kosovës ka lidhur edhe një marrëveshje bashkëpunimi të një rëndësie të veqantë. Bëhet fjalë për një nga qytetet më të bukura të botës, NEW YORK ku tani e tutje falë bashkëpunimit me Manhattan Institute of Menagement (MIM) studentët e Kolegjit Europian të Kosovës mund të transferohen për punë praktike dhe studime të nivelit Master.

Manhattan Institute of Menagement dallohet për lokacionin( në qendër të Manhattan) , profesorë të diplomuar nga Harvard University si dhe mundësi për punë praktike në firma të njohura amerikane gjatë kohës së studimeve.
Për të mësuar më shumë rreth mundësive për studime në Manhattan Institute of Management, kontaktoni me zyrën për bashkëpunim ndërkombëtar të Kolegjit Europian të Kosovës.

ECKPRESS